Telegrafi

Dhjetë futbollistët me më së shumti fitore në Ligën e Kampionëve (Foto)

Porto ka shënuar fitore 2-1 kundër Club Brugge në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kjo ndeshje ka bërë që portieri legjendar Iker Casillas të hyjë në histori të kësaj lige elitare evropiane për klube.

Ish-portieri legjendar i Real Madridit, tashmë gardian i Portos

Për spanjollin ishte fitorja e 92-të në Ligën e Kampionëve, e cila e bën që 35-vjeçari të ketë më së shumti triumfe në këtë garë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth Ligës së Kampionëve

Në këtë formë, Caillas ka lënë pas bashkombasin e pensionuar Xavi hernandez, i cili ka arritur 91 fitore me skuadrën e Barcelonës.

Por, kush vjen pas spanjollëve mund të informoheni më poshtë.

Xavi ka shënuar 91 fitore me Barcelonën

 

Cristiano Ronaldo ka shënuar 81 fitore me Manchester Unitedin dhe Real Madridin

 

Raul ka shënuar 79 fitore me Real Madridin

 

Ryan Giggs ka shënuar 74 fitore me Manchester Unitedin

 

Andres Iniesta ka shënuar 71 fitore me Barcelonën

 

Carles Puyol ka shënuar 67 fitore me Barcelonën

 

Philipp Lahm ka shënuar 66 fitore me Bayern Munich

 

Clarence Seedorf ka shënuar 65 fitore me Real Madridin, Milan, Inter dhe Ajax

 

Victor Valdes ka shënuar 64 fitore me Barcelonën

 

Roberto ka shënuar 64 fitore me Real Madridin