Porto ka shënuar fitore 2-1 kundër Club Brugge në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Kjo ndeshje ka bërë që portieri legjendar Iker Casillas të hyjë në histori të kësaj lige elitare evropiane për klube.
Për spanjollin ishte fitorja e 92-të në Ligën e Kampionëve, e cila e bën që 35-vjeçari të ketë më së shumti triumfe në këtë garë, transmeton Telegrafi.
Në këtë formë, Caillas ka lënë pas bashkombasin e pensionuar Xavi hernandez, i cili ka arritur 91 fitore me skuadrën e Barcelonës.
Por, kush vjen pas spanjollëve mund të informoheni më poshtë.