Telegrafi

Dhjetë futbollistët më të shëmtuar në botë

10. David Hopkin

Mesfushori skocez, Hopkin, do të kujtohet gjatë nga fansat e Crystal Palace, pasi ndezi turmën në Premier Ligën e 1997-ës. Por, më shumë se kjo, do jenë flokët e tij të kuqërremtë, veshët e mëdhenj dhe pikaloshë, që do ta mbajnë në kujtesën e tifozëve. Ylli i Çelsit u tërhoq në vitin 2003, pas një dëmtimi serioz në gju.

9. Robert Prosinecki

Ish-lojtar i Real Madridit dhe Barcelonës, u largua nga futbolli në vitin 2001. Mesfushori kroat ishte në fund të karrierës së tij tullac, i parruar dhe mbipeshë. Megjithatë, performanca e tij do të mbahet mend gjatë në histori, si një nga lojtarët më të mirë që ka parë klubi.

8. Peter Beardsley

Gjuajtësi teknik i Anglisë ka një mori nofkash gjatë karrierës së tij, por një nga to duket se i shkon më shumë. Fansat i vunë atij nofkën "Newcastle Quasimodo", si personazhi i tmerrshëm i Katedrales së Hygoit. Beardsley (ka luajtur dhe për Liverpulin), ishte i famshëm për aftësinë dhe stilin e hedhjeve në lartësi, por modeli i flokëve "tas", i cili në këto hedhje merrte me të vërtetë një pamje mbresëlënëse, e bënte atë të bëhej objekt talljesh dhe shakash.

7. Robert Earnshaw

Gjuajtësi i Wales, pati një shans të artë në 2004-ën, kur për të u ofruan 3 milionë dollarë për ta blerë. Por, nuk përfitoi. Tani "zhgërryhet" me skuadrën Nottingham Forest në kampionat.

6. Trifon Ivanov

Cili Trifon? Ai i tmerrshmi, që të kall datën? I ashtuquajturi "Ujku bullgar", ishte yll në mesfushë për fansat anglezë. Dashuria e tyre u shtua nga mjekra e tij e stërgjatë dhe prerja "gëmushë" në flokët stil-qefull.

5. Steve Ogrizoviç

Portieri Ogrizoviç shpenzoi 16 vite të paharrueshme në Konventri, nga mesi i viteve ’80-të deri në fund të mijëvjeçarit. Në atë kohë ai numëronte mbi 600 ndeshje dhe u bë legjendë për klubet qendrore. Ndërsa jashtë karrierës së futbollit, Ogrizoviç do të kujtohet për hundën e tij tejet të deformuar.

4. Ronaldinho

"Dhëmbëjashti brazilian është superylli, që i vuri kapak modës së "futbollistëve të shëmtuar". Me gjithë talentin e madh që ka, buzëqeshja e tij ia shkatërron imazhin. Çfarëdo që të bënte, i ngjason gjithnjë më shumë një majmuni – thotë "The Sun".

3. Dirk Kuyt

Asi i Liverpulit, Kuyt, mund t’i bashkohet Arsenalit për faktin e vetëm se, pamja e tij, të bën të mendosh që është një nga ata të shëmtuarit, të cilët Arsenali i ka me shumicë. Por, luku i tij duket se nuk e ka penguar të hyjë në listën e 10 më të kërkuarve në Premier Ligë. Ai ka fituar mirënjohje për lojën e tij, por porsa i përket pamjes dhe mirëmbajtjes, zëre se është një burrë plak, i cili pret të vdesë.

2. Luke Chadwick

Nuk ka shumë lojtarë të Manchester United, të cilët mund të mburren se janë më shumë të shëmtuar se të talentuar. Gjithsesi, anësori Chadwick, sigurisht që i përket kësaj kategorie. Madje, duhet të jetë shumë i lumtur, sepse zë një nga vendet e para.

1. Iain Dowie

Largoni fëmijët tani, ja ku vjen i pari i listës.
Me sy si të Kuyt, veshë të mëdhenj si të mesfushorit Hopkin, tullac si Prosinecki dhe me një gojë si ajo e Beardsley, Dowie duhet të ketë frikësuar shumë fëmijë gjatë 13 viteve të karrierës së tij. /Shekulli/