Dhjetë foshnje kanë vdekur si pasojë e një zjarri në një spital të Indisë, derisa anëtarët e stafit nxituan të evakuonin repartin në orët e para të së shtunës.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, shtatë foshnja të tjera u shpëtuan nga flakët para se zjarrfikësit të arrinin në Spitalin e Qarkut Bhandara në shtetin perëndimor të Maharshatra.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryeminstri i Indisë, Narendra Modi, i cili e përshkroi incidentin si një “tragjedi shqetësuese”.
Një hetim ka nisur për sa i përket kësaj çështjeje, ndërsa nuk dihet ende se cili ishte shkaku i zjarrit.
Përpjekjet e shpëtimit u penguan nga shpërthimet e vazhdueshme brenda repartit.
Heart-wrenching tragedy in Bhandara, Maharashtra, where we have lost precious young lives. My thoughts are with all the bereaved families. I hope the injured recover as early as possible.
— Narendra Modi (@narendramodi) January 9, 2021
Një infermiere në detyrë tha se ajo lajmëroi autoritetet pasi pa se tymi po dilte nga Njësia e Kujdesit e të Porsalindurve në këtë spital. /Telegrafi/