Site icon Telegrafi

Dhjetë fjalëkalimet më të zakonshme për vitin 2020: A është i juaji mes tyre?

Nordpass analizoi më shumë se 275 milionë fjalëkalime që ishin të ekspozuar ndaj publikut pas sulmeve të hakerëve.

Nga kjo, ata bënë një listë me 10 nga ato më të zakonshmet, kështu që, për arsye sigurie, do të ishte mirë të kontrolloni se fjalëkalimi juaj nuk është në mesin e tyre, transmeton Telegrafi.

Më shumë se gjysma e fjalëkalimeve të “rrjedhura” u përsëritën nga disa dhjetëra në disa milion herë, ose 56%. Nga ana tjetër, vetëm 44% e fjalëkalimeve ishin unike, dmth ato nuk u përsëritën askund.

Shumica e fjalëkalimeve nga lista e Top 10 ishin gjithashtu shumë të lehta për t’u zbuluar nga supozimet e zakonshme.

Nordpass ka këshilluar të gjithë përdoruesit e internetit të mos përdorin shabllone ose butona të vendosura pranë njëra- tjetrës në tastierës. /Telegrafi/

Exit mobile version