Telegrafi

Dhjetë femrat e famshme dhe parfumet e tyre të preferuara: Zbuloni se cilat aroma dallohen nga Naomi, Madonna, Beyonce, JLo…

Kur na pëlqen një parfum, ai disi bëhet marka jonë tregtare

Eleganca lidhet gjithmonë me parfumin dhe përfaqëson një aksesor të modës në një mënyrë të padukshme dhe përfundimtare, siç tha Coco Chanel, stilistja e parë që lansoi një aromë me emrin e saj.

Më i famshmi, natyrisht, është Chanel N°5, kurse e famshmja Coco ia besoi krijimin e kësaj arome Ernest Beuks-it dhe i tha atij të krijonte një parfum që mban erë gruaje.

Nuk kaloi shumë kohë që pesëshja të bëhej e preferuara e yjeve të asaj kohe, transmeton Telegrafi.

Gjatë një interviste për revistën Life në vitin 1952, diva e Hollywoodit Marilyn Monroe kujtoi një anekdotë në të cilën një burrë e pyeti atë se çfarë vesh kur shkonte në shtrat. “I thashë që përdori vetëm Chanel N°5”, ka thënë ajo dikur.

Ky parfum është ende i preferuari i shumë njerëzve dhe më poshtë kemi përzgjedhur 10 zonjat e famshme dhe aromat që adhurojnë…

1. Melania Trump – Dolce & Gabbana Eau de Toilette
2. Monica Bellucci – Dior Hypnotic Poison
3. Jennifer Lopez – Promise, Jennifer Lopez
4. Kate Moss – Clarins Eau Dynamisante
5. Angelina Jolie – Bvlgari Black, Creed Love in White
6. Naomi Campbell – Dior Diorissimo
7. Beyonce – Emporio Armani Diamonds
8. Madonna – Dior Hypnotic Poison
9. Jennifer Aniston – Miss Dior, Dior
10. Blake Lively – Gucci Premiere

/Telegrafi/