Site icon Telegrafi

Dhjetë ditë më parë u zhduk, arrestohen dy të dyshuar për vdekjen e dyvjeçares në Serbi

Policia e Serbisë ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë shtypur për vdekje vajzën Dana Iliq, e këtë e ka kumtuar edhe vetë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Kërkimi për vajzën e vogël që u zhduk të hënën e kaluar, ka zgjatur për 10 ditë, ndërsa ministria e Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur se pas hetimeve intensive kanë prangosur dy persona nga Bori, transmeton Telegrafi.

Ata dyshohet se kishin shtypur me kamion të mbeturinave vajzën, trupin e të cilës më pas e kishin dërguar në deponi në Bor. Madje është zbuluar identiteti i dy personave të dyshuar për vrasje – S.J. 50-vjeç dhe D.D (50).

Mediat serbe raportojnë se S.J. me veturën zyrtare kishte goditur Dankën 2-vjeçare, duke e mbytur në vend – e më pas trupin e saj me ndihmën e kolegut e futi në bagazh, ku e dërguan në deponi.

Nga policia në Serbi është bërë e ditur se dyshja kanë pranuar fajin. E presidenti serb tha se policia ka arritur të ndriçoj rastin – duke vënë në pranga dy personat përgjegjës për vdekjen e dyvjeçares.

Nga e hëna e kaluar Dana Iliq konsiderohej e zhdukur, dhe pothuajse në tërë vendin autoritetet ishin vënë në kërkim të saj.

Ekskavatorët janë duke kryer gërmimet në deponi në kërkim të trupit të vajzës së vogël, e cila u shtyp për vdekje me kamion të mbeturinave. /Telegrafi/

Exit mobile version