Stuhitë e borës në Iran lanë së paku 10 alpinistë të vdekur dhe disa të zhdukur.
Lajmi u bë i ditur nga televizioni shtetëror, pas disa ditësh me reshje me borë dhe erëra të fuqishme, që bllokuan rrugë në shumë pjesë të vendit.
Sipas disa raporteve, numri i viktimave mund të jetë më i lartë, pasi disa alpinistë që kanë qenë në malet në veri të Teheranit, mbeten të zhdukur.
Kërkimet dhe përpjekjet e shpëtimit u ndërprenë gjatë natës, por pritet të vazhdojnë sot.
Autoritetet e parashikimit të motit i kanë paralajmëruar më herët qytetarët që të mos udhëtojnë në male, ku janë raportuar stuhi dhe ortekë bore. /REL/