Telegrafi

Dhimbja e kokës pas stërvitjeve: Pse ndodh dhe a është normale?

Pra, ju keni gjetur motivimin për të shkuar në palestër dhe për të ushtruar, vetëm e vetëm për ta kuptuar që stërvitjet ju bëjnë të keni dhimbje koke.

Shanset janë të mëdha se simptomat i keni kërkuar edhe në ‘Google’, por ndoshta nuk e keni gjetur përgjigjen e saktë, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, a e dini përse keni dhimbje koke pas stërvitjeve dhe a është normale kjo?

Mike Donavanik, ekspert i fitnesit, tregon hollësisht se çfarë do të thotë kjo!

Fillimisht, thotë ai, ju e njihni më së miri trupin tuaj, prandaj nëse diçka nuk ju bën të ndiheni mirë, shkoni te doktori – por nëse ky nuk është rasti juaj dhe dhimbja e kokës shfaqet vetëm kur ngritni pesha, atëherë mund të jetë një shpjegim i thjeshtë.

“Kur i ngarkoni muskujt, enët tuaja të gjakut – duke i përfshirë ato në tru – zgjerohen për të bartur më shumë oksigjen. Nëse presioni është shumë i madh, ju keni dhimbje koke”, thotë ai.

Plazmat e gjakut janë kryesisht ujë, prandaj dehidratimi bën që gjaku të jetë i trashë gjatë bartjes, por nëse konsumoni ujë mjaftueshëm, atëherë nuk do të keni aq shumë preson.

Gjithashtu, ai sugjeron që para peshëngritjeje t’i bëni masazh muskujve të trapezit dhe t’i bëni zgjatje kokës. /Telegrafi/