Telegrafi

Dhëndri në Tajlandë vrau katër persona në dasmën e tij, përfshirë gruan, nënën dhe motrën e saj – në fund kreu vetëvrasje

Një ish-ushtar tajlandez në ditën e tij të martesës ka vrarë nusen dhe tre persona tjerë, dhe në fund ka kryer vetëvrasje.

Chaturong Suksuk, 29-vjeç dhe Kanchana Pacunthuek, 44, u martuan të shtunën në verilindje të Tajlandës, transmeton Telegrafi.

Dëshmitarët thonë se dhëndri u largua nga ceremonia për t’u rikthyer me revole në dorë, me të cilën qëlloi gruan e tij, të ëmën e saj 62-vjeçe dhe motrën 38-vjeçe.

Plumbat “qorr” goditën dy mysafirë që u dërguan me urgjencë në spital, ku njëri prej tyre nuk i mbijetoi plagëve.

Policia tajlandeze ka thënë për BBC se Chaturong në atë kohë ishte i dehur dhe se nuk dihet motivi i saktë i vrasjeve.

Shtuan se dhëndri vitin e kaluar kishte blerë ilegalisht armë dhe municion. E mediat tajlandeze shkruan se dyshja ishin grindur gjatë dasmës.

Gjithashtu raportojnë se Chaturong është ndier i pasigurt për shkak të dallimit në moshë mes tij dhe Kanchanes.

Dyshja kishin jetuar së bashku për tri vite para se të martoheshin. Chaturong vitin e kaluar fitoi medaljen e argjendtë në not në Aesan Para Games në Indonezi.

Humbi këmbën e djathtë derisa ishte në detyrë me forcat tokësore, derisa patrullonte përgjatë kufirit të Tajlandës. /Telegrafi/