Poezi nga: Dorothy Parker
Përktheu: Maksim Rakipaj
Dhëmbja e ndarjes, mjerë kush e ka rrisk,
është si të presësh damarët me brisk.
Në mbijetofsh, do ta mendosh përherë:
dhe mbetet kështu në shpirt një e prerë.
Plaga e parë të shërohet pas pak,
e dyta përherë do të rrjedhë gjak.