Përbërësit:
– Disa lugë gjelle sodë buke
– Mjaftueshëm lëng limoni apo ujë për të formuar një pastë
– Një furçë të dhëmbëve
Sodën e bukës e përzieni me lëng limoni (apo ujë) për të formuar një pastë.
Pastën e krijuar e qitni në furçën e dhëmbëve dhe e lini ashtu për një minutë, pastaj i pastroni dhëmbët.
Pastën e përdorni pasi që t’i keni pastruar dhëmbët natën.
Efektet e kësaj metode nuk janë të shpejta, pra marrin kohë, mirëpo përgjatë kohës do t’i vëreni ndryshimet mahnitëse! /Telegrafi/