Telegrafi

Device shkëlqen në debutimin e tij me Astralis në turneun e CS:GO – CCT North Europe

Njëri ndër lojtarët më të mirë të CS:GO, Nicolai ‘device’ Reedtz është rikthyer pas një pushimi gati një vjeçar.

Device rreth një muaj më parë ka nënshkruar me ekipin Astralis, aty ku edhe vite më parë pati sukses të madh.

Në ndeshjen e tij të parë device ka treguar lojë fantastike ndaj ekipit Tricked, në turneun CCT North Europe.

Këtë ndeshje Astralis e fitoi me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

Device ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, duke e përfunduar me 56 eliminime në dy mapa, si dhe vlerësimin nga HLTV 1.66.

Ky është një fillim i mbarë i device me ekipin Astralis, ku pomundohen që përsëri të rikthehen si ekipi më i mirë në botë. /Telegrafi/