Telegrafi

Detaje të reja rreth skandalit të kurdisjes së ndeshjes së futbollistëve të Eldenses kundër Barcelona B (Video)

Humbja prej 12-0 nga Barcelona B, ka bërë që të arrestohet trajneri i skuadrës së Eldenses, Filippo di Piero.

Rezultati i ndeshjes së ligës së katërt spanjolle ngjalli dyshime të mëdha, ku klubi Eldense pezulloi të gjitha aktivitetet sportive, pas futbollisti Cheik Sad zbuloi se rezultatin e takimit e kishin kurdisur.

Sot, është arrestuar trajneri italian pasi fillimit të hetimeve për korrupsion dhe Cheik i tha thënë RAC1 se katër lojtarë janë të përfshirë në skandalin e kurdisjes së ndeshjes, transmeton Telegrafi.

Dy futbollistë arritën të bënin ‘hat-trick’ brenda 45 minutshit të parë për ta barazuar në pjesën e dytë rekordin e arritur të viti 1992, kur Extremadura kishte triumfuar me rezultat të njëjtë me Portuense.

Lexo po ashtu Ish-mesfushori i Dritës flet për turpin që ndjeu në humbjen e thellë nga Barca

Ndryshe, rreth kësaj ndeshje ka folur edhe ish-mesfushori i Dritës së Gjilanit, Edenilson Bergonsi kurrë në jetë nuk është ndier më i turpëruar sesa të shtunën. /Telegrafi/