Lajmi se Sir Alex Ferguson u shkarkua nga Manchester United bëri jehonë të fortë në Angli dhe jo vetëm.
Ferguson, trajneri më i madh në histori të Djajve të Kuq, është shkarkuar nga Manchester United, ku ka mbajtur postin e ambasadorit botëror për vitet e fundit që nga largimi nga posti i trajnerit në 2013, dhe ka qenë në listën e pagave të klubit për 38 vitet e fundit.
Ferguson është një nga 250 punonjësit që janë larguar nga puna në klubin Old Trafford, por shkarkimi nuk është goditja e vetme që pronari i ri Sir Jim Ratcliffe i ka dhënë skocezit 82-vjeçar.
Përkatësisht, mediat britanike zbuluan se Ratcliffe ia ka ndaluar Fergusonit të hyjë në dhomën e zhveshjes së United në Old Trafford.
Deri më tani, Ferguson kishte autoritetin të hynte në dhomën e zhveshjes dhe të jepte këshilla për trajnerët dhe lojtarët, por tani atij i ndalohet rreptësisht një gjë e tillë.
Legjenda skoceze drejtoi Djajtë e Kuq nga pankina nga viti 1986 deri në 2013 dhe fitoi 13 tituj të Ligës Premier, pesë Kupa FA dhe dy trofe të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të indinjuar nga trajtimi i Ratcliffe për mosrespektimin e një prej legjendës. /Telegrafi/