Site icon Telegrafi

Detaje rreth vrasjes së pronarit të “Selo Tours” në Novi Pazar – dëshmitarët thonë se “gjithçka dukej si në filmat aksion”

Rreth orës 19:00 të ditës së enjte në vendbanimin Jalia në Novi Pazar, është vrarë Selatin Janjeva (1968), pronari i agjencisë së transportit të udhëtarëve “Selo tours”, selia e së cilës është në Prishtinë.

Siç bëhet e ditur më tej, një person tjetër, Xh. P. u plagos dhe kërkoi ndihmë në departamentin e kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm.

Sipas informacioneve jozyrtare, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, ai ka marrë lëndime të lehta në këmbën e tij nga arma e zjarrit.

Dëshmitarët okularë të ngjarjes thonë se disa të shtëna u qëlluan nga armët e zjarrit dhe se “gjithçka dukej si në filmat aksion”.

Kjo ngjarje dëshmohet edhe nga disa pamje të kamerave të sigurisë, të cilat shpejt u bënë virale.

Lexo po ashtu Agjencia "Selo Tours" konfirmon vrasjen e pronarit Selatin Janjeva në Novi Pazar

Pas kësaj, mediat shkruajnë se anëtarët e Administratës së Policisë menjëherë shkuan në vendin e ngjarjes.

Hetimi u krye rreth orës 8 të pasdites, dhe rruga, një nga më të ngarkuarat në qytet, ishte bllokuar për trafik dhe këmbësorë gjatë gjithë kohës.

Siç ka mësuar RTV Novi Pazar, policia menjëherë zbuloi identitetin e vrasësit për E.SH. (1981) ishte lëshuar një urdhër dhe ai po kërkohet intensivisht. /Telegrafi/

Exit mobile version