Telegrafi

Detaje rreth virusit të ngjashëm me Ebola-n, të shfaqur edhe vitin e kaluar në Bolivi: Transmetohet nga personi në person, vret tre deri në pesë pacientë të infektuar

Shkencëtarët kanë paralajmëruar për një virus të ngjashëm me atë të Ebola-s që u shfaq në Bolivi dhe transmetohet nga njeriu tek njeriu dhe vret tre në pesë njerëz të infektuar.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, virusi Chapare u shfaq për herë të parë në vitin 2004 në provincën boliviane, sipas të cilës u emërua.

Dhe një hulumtim i ri ka treguar se si ai përhapet nga një pacient zero dhe sa vdekjeprurës është në të vërtetë.

Pas epidemisë së vitit 2019 në Bolivi, shkencëtarët përcaktuan se ai vjen nga një familje tjetër në lidhje me Ebola-n, që shkakton ethe hemorragjike, e cila mund të çojë në dështim të organeve dhe gjakderdhje.

Aktualisht nuk ka asnjë trajtim kundër Chapare përveç hidratimit intravenoz dhe kujdesit shtesë.

Virusi shkakton ethe, dhimbje koke, dhimbje barku, skuqje, gjakderdhje dhe personi infektohet nga kontakti me urinën dhe jashtëqitjet e miut.

Siç bëhet e ditur pacienti zero ishte një fermer 65-vjeçar, i cili më pas infektoi një mjeke 25-vjeçare.

Një natë para se të vdiste, ajo mori një mostër të pështymës së tij. Ajo u sëmur dhe vdiq nëntë ditë më vonë.

Një mjek 48-vjeçar i cili u përpoq ta “ringjallte” gjithashtu u infektua dhe simptomat u shfaqën 14 ditë më vonë.

Të gjitha rastet e infeksionit janë rezultat i kontaktit me sekrecionet trupore të një personi të infektuar.

Pacienti zero, mjekja dhe gastroenterologu vdiqën nga virusi, ndërsa një mjek dhe një person tjetër i infektuar mbijetuan.

Lajmi i mirë për pjesën tjetër të botës është se lloji i miut që transmeton këtë virus jeton në Bolivi dhe disa vende përreth. /Telegrafi/