Site icon Telegrafi

Destinacioni i ri i Haalandit tashmë i ditur – norvegjezi flet rrjedhësh spanjisht në konfrontimin me lojtarin e Eintrachtit

Tifozët mendojnë se e dinë saktësisht se ku do të shkojë Erling Haaland pasi ai komunikoi me një lojtar kundërshtar në gjuhën spanjolle dhe ajo dukej një e shprehur e mirë.

Borussia Dortmund arriti nga 2-0 për të mposhtur Eintracht Frankfurt në Bundesliga, me Jude Bellingham që barazoi në minutën e 87-të dhe Mahmoud Dahoud që shënoi golin e fitores dy minuta më vonë.

Haaland nuk ishte në listën e realizatorëve, por norvegjezi vodhi spektaklin në një tjetër mënyrë.

https://twitter.com/oliverkoud/status/1480129486150586372?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1480129486150586372%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Ferling-haaland-has-fiery-row-in-perfect-spanish-20220109

Lojtari po mbronte topin ndërsa Dortmundi po tentonte të ruante rezultatin, por Rafael Santos Borre shkaktoi një ndërhyrje të ashpër ndaj norvegjezit.

Kolumbiani e shqelmopnte atë nga mbrapa, duke tentuar t’i merrte topin, me Haalandin që u nervozuar jashtë mase më pas.

Ai bërtiti: “Que pasa hermano?”, që do të thotë “çfarë po ndodh vëlla?” në spanjisht teksa u përpoq të përballej me kundërshtarin.

Gjithashtu dukej se kishte kapur kulmin e nervozes së tij, Haaland u ndalua nga Timothy Chandler, që u përpoq ta qetësonte.

Haaland flet rrjedhshëm norvegjisht, anglisht dhe gjermanisht, por duket se edhe spanjishtja e tij nuk është shumë e dobët.

21-vjeçari lidhet me një kalim te Real Madridi dhe Barcelona, por që thuhet se Los Blancos janë favoritë për transferimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version