Site icon Telegrafi

Dështon dhënia e pronave në Shfrytëzim në Kuvendin Komunal të Ferizajt

Mbledhja e Kuvendit Komunal në Ferizaj gjatë së premtes ka vazhduar me kritika e akuza në mes të kuvendarëve. Si rend të ditës dhënia e pronave afatgjate në shfrytëzim, pikërisht për ndërtimin e tregut të gjelbër ka dështuar shkaku i mungesës së votave.

Flamur Istrefi shef i grupit të kuvendarëve nga radhët e LDK-së, ka thënë se kjo pikë e rendit të ditës si edhe ajo për privatizimin e çerdheve muaj më parë, erdhi me nguti dhe pa diskutime paraprake me ekspert të fushës dhe grupe të interesit.

“Në seancën e rregullt të KK Ferizaj e cila u mbajt sot, si pikë të rendit të ditës kishim propozim vendim për dhënjen e pronave në shfrytëzim afatgjatë të cilat kishin të bënin me ndërtimin e Tregut të Gjelbërt. Kjo pikë e rendit të ditës si edhe ajo për privatizimin e çerdheve muaj më parë, erdhi me nguti dhe pa diskutime paraprake me ekspert të fushës dhe grupe të interesit. Si grup parlamentar kërkuam shtyrjen e kësaj pike të rendit të ditës për seancë tjetër në mënyrë që të kishim më shumë informacion lidhur me këtë temë por duke e parë që pushteti kishte vendosur ta kalonte si pikë, vendosëm që si opozitë ta lëshojmë seancën dhe në këtë mënyrë pamundësuam kontrabandimin”, ka thënë istrefi.

Amir Rexhepi, kuvendar nga radhët e VV-së ka thënë se e kanë kundërshtuar nga fillimi privatizimin e tregut te gjelbër me arsyetim se Komuna e Ferizajt ka dështuar të bëj rregullimin e tregut. “Kujtojmë se Tregu i Gjelbër ka qenë premtim i Agim Aliut, mirëpo nuk ka arritur ta përmbush këtë premtim, për shkak të borgjeve që është futur Komuna e Ferizajt”, ka thënëç Rexhepi.

Në anën tjetër Xhavit Zariqi, kryesues i Kuvendit në fillim të mbledhjes ka propozuar të shtyhet mbledhja për shkak të mungesës së votave, ndërkaq kjo është miratuar nga subjektet politike./Telegrafi/

Exit mobile version