Telegrafi

Dështojnë zgjedhjet në Tërnoc, Kamberi fajëson komisionerët e partisë së Daçiqit

Për herën e katërt në njësinë numër 6 në Tërnoc të Luginës së Preshevës, këtë të enjte është organizuar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Por, qytetarët nuk kanë mundur të votojnë fare.

Kandidati për deputet në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka fajësuar komisionerët e partisë së Ivica Daçiq për pengesa.

Lexo po ashtu Gjykata vendos në favor të Shaip Kamberit, zgjedhjet në Tërnoc do të mbahen për herë të katërt

“Zgjedhjet nuk filluan fare sot në Tërnoc.  Komisionerët e Ivica Daçiqit deshën ta bëjnë ligjin sot në Tërnoc, duke thënë se kjo është ‘kralevinë’. Nuk i lejuam e as që do t’i lejojmë”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Këto zgjedhje ishin shansi i fundit që Kamberi të zë ulëse si deputet në Kuvendin e Serbisë. /Telegrafi/