Site icon Telegrafi

Dështoi te United dhe Chelsea, kthehet me gola te Monaco (Video)

Sulmuesi kolumbian Radamel Falcao pati një paraqitje të keqe me Chelsean dhe Manchester Unitedin, por tashmë është kthyer te Monaco.

30 vjeçari ka shënuar dy herë kundër Sportingut, ndërsa edhe sot kundër Zenitit gjeti rrjetën.

Në përgjithësi ai ka shënuar katër gola në këtë para-sezon.

Ylli i dikurshëm i Atletico Madridit ka filluar ta kthejë formën e tij me golat e njëpasnjëshme.

Dikur ishte sulmuesi me më shumë gola, duke rivalizuar lojtarë si Lionel Messi e Cristiano Ronaldon në La Liga. /Telegrafi/

 

Exit mobile version