Sevilla është duke e shijuar kalimin historik në Old Trafford me dy golat e Wissam Ben Yedder, duke e eliminuar një klubi si Manchester United.
Spanjollët e dominuan dhe e poshtëruan skuadrën e Jose Mourinhos.
Djajtë e Kuq kanë harxhuar hiq më pas se 350 milionë euro për transferimi në dy vitet e fundit, prej se portugezi ka ardhur në klub.
Paul Pogba (105 milionë euro), Henrikh Mkhitaryan (42 milionë euro, por u largua nga klubi), Eric Bailly (38 milionë euro), Romelu Lukaku (84.7 milionë euro), Nemanja Matic (44.7 milionë euro) dhe Victor Lindelof (35 milionë euro), janë blerjet e klubit.
Aktualisht me pa shpresa për titull dhe tani e shohin vetën të eliminuar nga faze e 16-tave të finaleve të Ligës së Kampionëve.
Ben Yedder ishte heroi i Vincenzo Montellas, që e zëvendësoi Luis Murielin, ndërsa Steven N’Zonzi bëri një paraqitje fantastike.
Ishte një mbrëmje historike në Mançester, por fatkeqësisht jo për ata që shpenzuan 350 milionë euro, por për 2.000 tifozët e Sevillës që po këndonin në fihskëllimën e fundit të gjyqtarit. /Telegrafi/