Site icon Telegrafi

Lojtari që nuk pati sukses te Trepça ‘89 prezantohet te Partizani, flet keq për kampionatin kosovar

Sulmuesi nigerian, Matheu Boniface, në vjeshtë ishte pjesë e Trepçës ’89, me të cilën shënoi vetëm një gol, derisa pati paraqitje kryesisht nga banka rezervë, duke mos ua mbushur syrin drejtuesve të klubit.

Lojtari sot është prezantuar tek Partizani i Tiranës, derisa ka shfajësuar vetën për dështimin në futbollin kosovar.

“Vij nga kampionati kosovar që për mendimin tim është disi i çuditshëm, sepse vija nga një prej ligave me nivelin më të lartë në Evropë, si ajo e Qipros, dhe ishte disi e vështirë të motivohesha, futbolli kosovar ndryshon shumë nga kampionatet ku jam aktivizuar. Kampionati shqiptar është gjithçka për mua dhe mendoj vetëm për të pasur sukses këtu”, ka thënë Boniface gjatë prezantimit.

“Të jem i sinqertë jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e Partizanit këtu në Shqipëri. Pata një eksperiencë disa ditore me Skënderbeun dhe arsyet që nuk qëndrova aty tashmë janë bërë të ditura”, ka thënë Boniface. /Telegrafi/

Exit mobile version