Manchester United nuk ka gabuar, duke mposhtur Leicester Cityn në udhëtim me rezultat 2-1.
United e nisi keq këtë takim, pasi përkundër dominimit u gjend në disavantazh.
Jamie Vardy në minutën e 27-të ishte Riyad Mahrez ai që gjeti Jamie Vardyn i cili realizoi për 1-0.
https://twitter.com/FarockDz/status/944663760060473344
United filloi përpjekjet dhe u kthye në lojë me Matan në minutën e 40-të për 1-1.
Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Untied vazhdoi të insistojë edhe në fraksionin e dytë në një sfidë me lojë të baraspeshuar.
Por, balancat i prishi Mata me një supergol nga gjuajtja e lirë për 2-1 pas një ore lojë (60′).
https://twitter.com/ManUtd1x/status/944676421556953093
Deri në fund nuk pati ndonjë ndryshim dhe United doli fitues nga kjo transfertë.
Kur të gjithë menduan se ndeshja ka për funduar, në sekondën e fundit pas një krosimi që e la të përgjumur mbrojtjen e Djajve, ishte Maguire ai që u fut në zonë dhe realizoi mrekullisht për 2-2 dhe gëzimin në tribuna.
https://twitter.com/MHChehade/status/944684683689971712
United ka 42 pikë, 13 më pak se City në vendin e parë që nuk di humbje në këtë sezon.
Tash, lufta për titull është bërë e qartë, pasi City duket i padiskutueshëm si lider.
/Telegrafi/