Stoke City ka humbur ndeshjen vendimtare të stinorit nga Crystal Palace 1-2.
Ishte ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri që i dha epërsinë skuadrës së tij me një gol fantastik në pjesën e parë.
Por vendasit nuk arritën të mbanin rezultatin dhe pësuan në fund 1-2 duke bërë që t’i humbasin të gjitha gjasat për qëndrim në elitën e futbollit anglez.
Me të përfunduar takimi Xherdan Shaqiri me shokë mbetën tejet të dëshpëruar ku edhe qanë pas përfundimit të ndeshjes.
Lot kishte edhe tek tifozët në tribuna të cilët sot përkrahen fuqishëm klubin e tyre të zemrës por që në fund mbetën të dëshpëruar.
Kësisoj Stoke do të zbresë një kategori më poshtë pas 10 viteve qëndrim në elitën e futbollit anglez.
Mesfushori nga Gjilani, Xherdan Shaqiri ishte më i miri te Stoke këtë edicion, por ai pa ndihmën e bashkëlojtarëve nuk arriti ta shpëtoj Stoken.
Shaqiri këtë edicion në Ligën Premier ka shënuar tetë gola dhe ka arritur të asistojë në gjashtë të tjerë.
Gjithsesi reprezentuesi i Zvicrës pritet të largohet nga kjo skuadër pasi për të shumë ekipe të njohura angleze kanë shfaqur interesim. /Telegrafi/
Been worth waiting for. #STOKE #Arsenal pic.twitter.com/cusp80k1rn
— Ndai Papusha (@2le_kronikos) May 5, 2018