Ata që dëshirojnë një lloj më të qetë sporti, le të provojnë me ecjen e shpejtë, meqenëse ecja e shpejtë është “shkrirësi” më i mirë i yndyrave dhe shpenzuesi më i madh i kalorive.
Sipas një studimi më të ri amerikan, vetëm në këtë mënyrë mund të dobësoheni dhe t’i forconi muskujt, dhe njëkohësisht të mbeteni të shëndetshëm.
Janë të mjaftueshme vetëm 30 minuta në ditë për të realizuar këto ushtrime.
Të mira dhe të dëshirueshme janë edhe ushtrimet të cilat i forcojnë muskujt e qafës dhe në këtë mënyrë mund ta shmangni kokëdhimbjen.