Ka mënyra të ndryshme për të pastruar mushkëritë nga katrani dhe toksina, kështu do të zvogëloni rrezikun e shfaqjes së infeksioneve. Disa ushqime mund të ndihmojnë që t’i pastroni paksa mushkëritë.
Mos harroni se mushkëritë tuaja nuk mund të pastrohen krejtësisht duke konsumuar këto ushqime, por të paktën në një masë të caktuar mund të largohen toksinat. Duke pasur parasysh këtë, do t’ju sjellim një listë të disa ushqimeve që do t’ju ndihmojnë:
Misri i ëmbël – përmban beta-kriptoksantinë, një antioksidant i fuqishëm.
Duhet të keni parasysh se misri i ëmbël, në raftet e dyqaneve, është OMGJ, prandaj duhet të jeni të sigurt për atë që konsumoni.
Seleni – bëhet fjalë për një antioksidant vërtet të fuqishëm, i cili mund të gjendet në lloje të ndryshme të peshkut, si tuna, salmoni dhe merluci, por edhe në mishin e qengjit, në vezë dhe drithëra. Sigurisht, ju rekomandojmë që të konsumoni vezë dhe drithëra dhe t’i shmangni ushqimet me origjinë shtazore.
Qepa – si qepa e bardhë, ashtu edhe ajo e kuqe përmbajnë lëndë që luftojnë qelizat kancerogjene. Qepa ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve, duke përfshirë infeksionet dhe kancerin e mushkërive. Qepa parandalon qelizat e reja te personat që vuajnë nga kanceri.
Xhenxhefili – xhenxhefili ndikon në heqjen e toksinave nga mushkëritë. Ju mund të pini çaj nga rrënjët e xhenxhefilit dhe do të ndieni lehtësim në frymëmarrje, ndërsa një copë xhenxhefil mund ta hani gjatë ushqimit.
Portokalli – është i pasur me vitamina, por përmban kriptoksantinë, që ka veti parandaluese kundër kancerit të mushkërive. Hithi – kjo bimë është e pasur me hekur, pastron mushkëritë dhe lufton infeksionet.
Çaji nga halat e pishës – ky çaj përdoret tradicionalisht për shpëlarjen e gojës dhe fytit, por lufton edhe kancerin e mushkërive. /living.al/