Belgjika e ka shkarkuar trajnerin Marc Wilmots, ndërsa tani është duke kërkuar një zëvendësim për të.
Ai pësoi humbje nga Uellsi për tu shkarkuar kur u kthye në shtypi edhe pse kishte një skuadër të plotë me yje.
Tashmë pozita e trajnerit është e hapur dhe federata belge ka hapur konkurs dhe të gjithë mund të konkurrojnë.
Sikurse në lojën Football Menager, Belgjika ka postuar aplikimin për menaxherin e ekipit Kombëtar dhe afati është deri më 31 korrik.
Nuk do të ishte befasi që në e -mail adresën e tyre të vijë ndonjë kërkesë për punë nga ata që në lojëra të internetit kanë dalë kampion me Fleetwood Town, ku brenda tetë viteve kanë fituar edhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/