Hulumtimet tregojnë se njerëzit i gjykojnë të tjerët varësisht nga shoqëria që i rrethon. Kështu, nëse qëndroni në një shoqëri me femra më pak tërheqëse, atëherë ju do të konsideroheni si femra që duket bukur.
Kur qëndroni në një shoqëri të gjinisë së njëjtë, tek ju ndikon efekti i kontrastit. Nëse shoqja juaj nuk është tërheqëse, atëherë ju do të dukeni shumë atraktive. Ndërsa, po ashtu vlen edhe e kundërta: nëse qëndroni në shoqëri me femra tërheqëse, atëherë ju do ta humbni joshjen- thotë dr. Anthony Little nga Universiteti Stirling.
Ekziston edhe një rregull tjetër, e cila mund t’u ndihmojë që të dukeni joshës, i ashtuquajturi “efekti Hugh Hefner”. Ngjashëm sikurse bosi i Playboy-t, edhe ju mund të qëndroni me persona tërheqës të gjinisë së kundërt. Kjo do t’i ndihmojë imazhit tuaj, por edhe atraktivitetit.