Site icon Telegrafi

Dëshironi seks të zjarrtë, me plot afsh dhe të krisur? Menjëherë nxirrni nga dhoma juaj e gjumit këto katër objekte

Televizori
Sa më të çlodhur që të jeni, do të keni libido më të fuqishme, ndërkaq TV-ja vetëm do t’jua largojë gjumin. Por edhe nga disa gjëra të tjera – transmeton Telegrafi. Në vend të serisë së preferuar apo të filmit të orëve të vonshme të natës, më mirë është që të merrni ndonjë libër apo edhe më mirë të filloni paralojën me partnerin.

iPad, iPhone, laptopi…
Kohë më parë hulumtimi ka treguar që nëse njëri partner më shumë se tjetri përdor teknologjinë, vetëm sa do të krijojë pakënaqësi te pala tjetër, e cila do të ndihet e lënë pas dore. Pra, emocionet e tilla me siguri nuk do të zgjojnë epshin.

Krevati i vjetër dhe i butë
Nëse keni vendosur të blini krevat të ri, përpiquni që dysheku të jetë i fortë dhe pa skaje të ashpra. Dhe bashkë me dyshekun do të jenë idealë edhe jastëkët e fortë, të cilët do t’ju ndihmojnë që të mbështetni trupin me rastin e aktiviteteve të caktuara seksuale.

Pizhamet dhe fanellat e vjetra të gjumit
Natyrisht se nuk do të shkoni të flini me grim të përsosur dhe me çorape rrjete dhe me këpucë me taka të larta (edhe pse ndonjëherë do të ishte mirë), mirëpo me siguri mund të bëni ndonjë kompromis të vogël për të mirën tuaj. Dhe tani kur jeni përgatitur mirë, fillojani “punës”! /Telegrafi/
 

Exit mobile version