Gjermania dhe Italia do të takohen në kuadër të çerekfinales së evropianit të futbollit, Euro 2016.
Para takimit të nesërm, ka folur edhe mbrojtësi shqiptar i Gjermanisë, Shkodran Mustafi.
Ky i fundit në llogarinë personale në Instagram ka shkruar se është një ndeshje shumë e veçantë për të pasi që është 70-vjetori i ish-skuadrës italiane së futbollistit, Sampdoria, transmeton Telegrafi.
“Nesër ndeshja kundër Italisë është shumë e veçantë për mua. Për shkak të 70-vjetorit të ish-klubin tim Sampdoria. Një fanellë të këtij klubi do ta dhuroja. Ju duhet vetëm të qëlloni rezultatin e saktë në rubrikën e komenteve”, ka shkruar Mustafi në Instagram.
Kujtojmë se takimi mes gjermanëve dhe italianëve do të zhvillohet nesër me fillim në ora 21:00. /Telegrafi/