Site icon Telegrafi

DËSHIRË …

Poezi nga: Dulce María Loynaz
Përktheu: Maksim Rakipaj

… Dhe jeta përtej përqafimit tënd mos shkoftë.
Dhe unë me vargun tim në tëndin përqafim qofsha
dhe krahët e tu më mbështjellshin të tërën në fërgëllim
e jashtë mos mbettë as hija as dielli im …

Horizont më qoftë përqafimi yt dhe udhë,
udhë e shkurtër dhe i vetmi horizont i mishtë:
dhe jetë përtej mos pastë … Dhe vdekja me
këtë vdekje të ngrohtë në përqafimin tënd përngjaftë! …

Exit mobile version