Site icon Telegrafi

Deshifroni SMS-porositë e tij

Lajmërohet vetëm kur dëshiron seks
Mashkulli, i cili nga ju kërkon vetëm seks do të shmangë porositë e gjata, në të cilat do të mund të thoshte diçka për veten e tij. Nëse buzëqesh apo ndan diçka personale me ju, beson se mundet t’ju shtyjë të mendoni se si po kujdeset për lumturinë tuaj edhe atëherë kur nuk jeni së bashku në shtrat, që nuk është rastësi.

Kërkon lidhje
Mashkulli, i cili në mënyrë konstante ju lajmërohet gjatë gjithë ditës dhe ju informon edhe për detajet më të vogla që i ndodhin, me siguri se kërkon një lidhje me juve.

Dëshiron të bisedojë në katër sy
Duhet të kuptoni se komunikimi sy më sy është më i miri, sidomos kur gjëra të rëndësishme janë në pyetje, prandaj një mashkull si ky mos e lëshoni t’ju rrëshqasë nga dora.

Një grumbull porosish, e më pas heshtje
Ky lloj i meshkujve kohë pas kohe do t’ju mbulojë nga porositë e për një kohë të caktuar zhduket, “thuajse e ka lëshuar toka”, Është pak e besueshme se meshkuj të tillë do t’ju thërrasin në takim, sepse atyre ju mjafton që në jetën e tyre të kenë, një person me të cilin do të flirtojnë dhe i cili do të mendojë kohë pas kohe për ju.

Porositë e ndyra
Ju dërgon disa porosi seksi dhe më nuk jeni të sigurta nëse ai dëshiron lidhje apo vetëm seks me ju? Nëse mashkulli juaj është pak i “nxehtë”, kjo nuk do të thotë se me ju dëshiron të jetë vetëm për aksion dhe për seks.

Ai vetëm përgjigjet, kurrë nuk fillon i pari
Këtu kemi të bëjmë me një mashkull i cili mezi pret të jetë me ju, për një mashkull të cilit i pëlqeni shumë, por se nuk është i sigurt nëse dëshiron një lidhje me juve. Prandaj, kur ju t’i jeni lajmëruar, do të thotë me vete “e pse jo”? Por, mos llogarisni rreth asaj se ai do të mendojë për ju aq sa edhe ju do të mendoni për të! /Telegrafi/

 

Exit mobile version