Site icon Telegrafi

Deshi të veshë xhinse, por ky veprim i kushtoi me jetë – vajzën nga India familjarët e rrahin për vdekje

Nehu Pasva, vajza 17-vjeçe nga India, javën e kaluar familja e saj e gjerë e ka rrahur deri në vdekje, pasi që nuk u pajtuan me vendimin e saj që të vesh xhinse.

E ëma e saj Shakuntala Devi Pasvan, ka thënë për BBC që Nehën gjyshi dhe familjarët e tjerë e kanë rrahur me shkopinj, pas një grindjeje në shtëpinë e tyre lidhur me çështjen e veshjes së xhinseve, transmeton Telegrafi.

“Tërë ditën e kaloi duke u lutur, e në mbrëmje veshi pantallona dhe bluzë pa mëngë për të kryer edhe disa rituale. Kur gjyshi e kritikoi për mënyrën e veshjes, Nehu i tha se xhinset janë prodhuar për t’u veshur dhe se planifikon t’i veshë”, ka thënë e ëma e saj

E grindja e tyre eskaloi dhe rezultoi me dhunë të paparë. Shakuntala Devi e ka përshkruar se si bija e saj për disa momente kishte qëndruar e shtrirë pa vetëdije, e familjarët kur e panë se çfarë kishin bërë i kishin telefonuar një taksisti për ta dërguar në spital.

“Nuk më lejuan të shkoj me të, kështu i luta disa familjarë tjerë që të më dërgojnë në spital, por nuk kishin arritur ta gjejnë. Të nesërmen e kanë gjetur një vajzë të varur në një urë. E autoritetet kanë bërë të ditur se trupi i pajetë ishte i Nehus. /Telegrafi/

 

Exit mobile version