Një i ri nga India ia preu kokën motrës së tij adoleshente vetëm pse tentoi të martohet kundër vullnetit të familjes, ku si pasojë ai ndërmori veprimin e tmerrshëm dhe më pas mbajti në dorë kokën e saj deri në stacionin e policisë ku edhe u dorëzua tek autoritetet.
Aashifa, 18-vjeçe që jetonte në Barbanki të Uttar Pradeshit, kishte krijuar një marrëdhënie me partnerin Chand Babu. Dyshja që të dy nga i njëjti fshat synonin të martoheshin në Mitthëara, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, vëllait të saj 22-vjeç Riyaz nuk i pëlqeu kjo ide, dhe e vrau në mënyrën më të tmerrshme të mundshme, ku më pas e futi kokën e saj në thes dhe u nis drejt stacionit policor.
Në fotografitë amatore, Riyaz shihet duke ecur drejt stacionit policor, duke mbajtur në thes kokën e motrës. E kalimtarët e rastit kishin vërejtur se nga thesi që e mbante në dorë rridhte gjak.
Vajza dëshironte të martohej më të dashurën që e vet e kishte përzgjedhur, por babai i saj Abdul Rashid dhe vëllai Riyaz ishin kundër kësaj ideje. /Telegrafi/