Site icon Telegrafi

Deshi të jetë i pari që zbret në tokë, momenti kur dera e hekurt e tragetit ia zë këmbën brazilianit – mjekët detyrohen t’ia amputojnë për ta shpëtuar

Një video rrëqethëse shfaq momentin kur një pasagjer përplaset nga platformat e hekurt e tragetit, derisa tenton të jetë i pari që do të zbriste në brigje.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në lumin Tapajor në Brazil, ku si pasojë ky i ri humbi njërën këmbë që iu shtyp nga platforma e hekurt që shërben si urë përmes të cilës zbresin shumë vetura, transmeton Telegrafi.

Mediat lokale kanë identifikuar viktimën si Luiz Henrique da Silva Pantoja, 27-vjeç, të cilët mjekët u detyruan t’ia amputojnë njërën këmbë.

Kamerat e sigurisë kapën momentin kur i riu kërcen nga trageti dhe rrëzohet, derisa anija ishte ende në lëvizje dhe platforma ia zë këmbën.

Duke parë se çfarë ndodhi, shumë dëshmitarë vrapuan për ta ndihmuar të riun i cili u mbulua në gjak nga shtypja e këmbës nga platforma e hekurt e tragetit. /Telegrafi/

Exit mobile version