Telegrafi

Deshi ta ngacmojë seksualisht gruan në autobus, pendohet keq braziliani – ajo e kap për fyti dhe për pak sa nuk e ngufat  

Një grua që praktikon artet marciale, ka kapur për fyti një burrë në një autobus në Brazil, pasi që kishte tentuar që seksualisht ta keqtrajtoj.

Ajo po kthehej nga palestra në qytetin Belem, kur një pasagjer tentoi ta sulmojë. Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet “viktima” që praktikon Muay Thai dhe capoeira duke e ngufatur sulmuesin, transmeton Telegrafi.

Ajo fillimisht e kap për fyti dhe më pas nga presioni i madh i shtrëngimit, ai filloi të humb forcën dhe të ulet në dyshemenë e autobusit.

Në anën tjetër, policia ka bërë të ditur se ai kishte tentuar ta shfrytëzojë rastin kur në autobusë kishte shumë pasagjerë, dhe ta sulmojë seksualisht gruan. Madje kishte tentuar t’ia vesh pantallonat.

Mediat lokale raportojnë se gruaja fillimisht e kishte goditur në hundë, dhe më pas e kishte kapur për fyti. Më pas nga shoferi kishte kërkuar që të ndalet në stacionin më të afërt të policisë për ta raportuar rastin. /Telegrafi/