Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, ka treguar arsyen pse nuk e ka ftuar Karim Benzeman në ekip.
Në një intervistë të publikuar nga Le Parisien, Deschamps ka treguar se mos grumbullimi i Benzemas nuk ishte vendim i lehtë edhe pse ai thotë se e ka mbrojtur lojtarin dhe është munduar për të.
“Unë kam analizuar situatën në mënyrë grupore, jo individuale. Grupi ka qenë gjithmonë mbi të gjithë dhe unë kam zgjedhur atë që mendoj se është më e mira për kombëtaren franceze. Vendimi im është ky”, potencoi Deschamps.
Kështu, Benzema nuk do të luaj në dy ndeshjet e ardhshme më 3 shtator ndaj Holandës dhe më pas ndaj Luksemburgut. /Telegrafi/