Didier Deschamps ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Tunizisë, ku ai u ndal edhe te Karim Benzema.
Përzgjedhësi francez e pranoi se do të ketë ndryshime pasi që janë kualifikuar në raundin e 16-të më të mirave.
Pas lajmeve që u publikuan dje se Benzema mund të rikthehet te ‘Gjelat’ Les Bleus nëse rikuperohet pasi rregulloret e lejojnë, Deschamps e zgjidhi shpejt polemikën.
“Nuk është ajo që më shqetëson mua tani, nuk e di se çfarë thonë apo si thonë. Ju e dini situatën e tij dhe kohën që duhet të shërohet. Unë fola me të pasi u largua”.
“Nuk e di ku dëshironi të shkoni me këtë pyetje, por unë kujdesem për 24 lojtarët që janë këtu (Benzema nuk është), për të tjerat po ju lë të imagjoni”, ka thënë Deschamps.
Franca luan ndaj Tunizisë ndeshjen e tretë të fazës së grupeve, ndërsa e kanë siguruar kalimin tutje. /Telegrafi/