Site icon Telegrafi

Deschamps pas fitores ndaj Gjermanisë: Ishim gati për luftë, luajtëm shkëlqyeshëm dhe fituam

Trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps ka mbetur i kënaqur me fitoren e ekipit të tij ndaj Gjermanisë në kuadër të Grupit F në Euro 2020.

Franca ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndeshjen e parë të tyre në Grup, dhe kjo erdhi falë një autogoli nga Mats Hummels (20’).

Megjithatë, edhe përkundër fitores minimale, trajneri i Francës, Deschamps ka mbetur i kënaqur me paraqitjen dhe angazhimin.

Lexo po ashtu Franca fiton 'Klasiken e Evropës', mposht minimalisht Gjermaninë

“Ne luajtëm një lojë të shkëlqyeshme kundër një kundërshtari shumë të mirë”, ka thënë fillimisht Deschamps pas ndeshjes.

“Unë e dija që lojtarët e mi do të ishin të gatshëm dhe ne ishim gati për luftë”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Francë 1-0 Gjermani: Pogba më i miri në fushë

“Ne nuk ishim larg nga shënimi i golit të dytë që do të na bënte të sigurt, por ne nuk vuajtëm aq shumë në pjesën e dytë”.

“Ishte një ndeshje e fortë me cilësi dhe talent”, përfundoi trajneri i Francës. /Telegrafi/

sdasda
Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Exit mobile version