Trajner i Francës, Didier Deschamps ka folur pas barazimit ndaj Hungarisë, duke thënë se ndihet i kënaqur, por jo edhe i lumtur me rezultatin.
‘Gjelat’ kanë zhgënjyer me paraqitjen e tyre ndaj Hungarisë në ndeshjen e zhvilluar në ‘Puskas Arena’ të Budapestit, duke mos arritur më shumë se një pikë.
Golat në këtë përballje u shënuan nga Attila Fiola (45+) për Hungarinë dhe Antoine Griezmann (66’) për Francën.
Pas ndeshjes, ka folur edhe trajneri Deschamps, i cili ka thënë se Hungaria e bëri ndeshjen e jetës, ndërsa ai nuk është i lumtur me rezultatin.
“Hungaria bëri ndeshjen e jetës së tyre. Ishte mirë për ta. Është një pikë nga kjo ndeshje, por padyshim që nuk është ajo që shpresonim, por duke pasur parasysh kontekstin, do ta marrim gjithsesi”, ka thënë fillimisht Deschamps pas ndeshjes.
“Jam i kënaqur – nuk jam shumë i lumtur me rezultatin, por jam i kënaqur. Ne nuk humbëm, kemi një pikë shtesë nga tri që kishim më parë. Mendoj se kjo e lë akoma derën e hapur që të kemi pak liri veprimi për ndeshjen e tretë”.
“Ne patëm shumë mundësi në pjesën e parë, por fatkeqësisht nuk ishim në gjendje të gjenim pjesën e prapme të rrjetës. Ne patëm shumë goditje – disa prej tyre ishin në portë dhe goditëm shtyllën. Mendoj se ka pjesë shumë të mira loje, veçanërisht në pjesën e parë”.
“Nuk mendoj se ka dyshime për Benzemën. Ne e dimë se ai është i aftë për gjëra të bukura, si me çdo sulmues. Ai thjesht nuk po gjen rrjetën siç ishte në gjendje të bënte gjatë ndeshjeve miqësore. Por, ai ka përvojë të mjaftueshme nën brezin e tij”, përfundoi trajneri i Francës. /Telegrafi/