Telegrafi

Deschamps paralajmëron ndryshime për ndeshjen me Tunizinë, Francës i duhet një barazim për ta siguruar vendin e parë

Franca do të luajë ndaj Tunizisë, në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Katar 2022, ndërsa përzgjedhësi i ‘Gjelave’, Didier Deschamps, ka paralajmëruar ndryshime në formacion.

Franca ka kaluar tutje pas dy fiteve në grup, ndaj Australisë dhe Danimarkës.

“I kam ndjekur ndeshjet e Tunizisë. Duhet të dimë që ata ndaj nesh do të luajnë fatin e tyre për t’u kualifikuar. Kanë shumë lojtarë që aktivizohen në Ligue 1, çka na ndihmon, pasi ne i njohim kundërshtarët”.

“Krahas cilësisë ata kanë edhe entuziazmin, dëshirën dhe pasionin në këtë ndeshje, ndaj duhet të japim më të mirën tonë”.

“Sa i takon formacionit që do të hedh në fushë, është e natyrshme që do të ketë ndryshime, por do të veçoj se të gjithë ata që do të jenë në fushë do të bëjnë më të mirën për të marrë maksimumin”, ka thënë Deschamps.

Franca është kampione në fuqi dhe synon që të ruaj statusin e kampiones.

Ky edicion i Kupës së Botës ka kaluar me shumë probleme për ta, pasi trajneri Didier Deschamps humbi nuk ka në dispozicion Paul Pogba, N’Golo Kante, Karim Benzema, Christopher Nkunku ndërsa së fundmi u dëmtua dhe Lucas Hernandez.

“Gjelave” do u mjaftonte një pikë për të siguruar matematikisht vendin e parë./Telegrafi/