Didier Deschamps do patjetër fitore në finalen e Euro 2016.
Ai e ka paralajmëruar Portugalinë, që trofeu do t’i takojë Francës.
“Kam qenë pjesë e disa finaleve në karrierë, por ajo ndaj Portugalisë do të jetë më emocionuesja dhe dua patjetër ta fitoj”, deklaroi Deschamps.
“Patëm përballë ekipin më të mirë në botë dhe e mposhtëm. Djemtë luajtën për mrekulli”, shtoi Deschamps.