Telegrafi

Deschamps i hap derën e kombëtares Benzemas

LISBON, PORTUGAL - SEPTEMBER 04: France's forward Karim Benzema during the Friendly match between Portugal and France on September 04, 2015 in Lisbon, Portugal. (Photo by Carlos Rodrigues/Getty Images)

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka thënë se sulmuesi Karim Benzema do të kthehet në Kombëtaren e Francës. 

Benzema ishte përjashtuar nga Kombëtarja shkaku i një videoje për mikun tij Mathieu Valbuena dhe për këtë mungoi në Euro 2016.

Ditë më parë presidenti i federatës së futbollit francez, Noel Le Graet, kishte thënë se Deschamps është i lirë të ftojë kë të dojë në kombëtare.

“Ajo që ka ndodhur i përket të kaluarës. Nuk shoh asnjë pengesë që ta thërras atë”.

“Disa lojtarë kishin bërë deklarata kundër meje, por kjo nuk më ndaloi për t’i ftuar ata. Ftesa nga kombëtarja nuk është një deklaratë dashurie”.

“Nëse mendoj që është mirë për ekipin të ftohet Karim, atëherë unë do ta thërras. Unë vendimet i marr vetëm me arsye sportive. Vendimet e mija vijnë për të mirë e skuadrës”.

“Karim mbetet një prej sulmuesve më të mirë që ka Franca. Nuk është asgjë e pamundur. Lassana Diarra nuk luajtur për Francën për epsh vite, por tani është kthyer. Askush nuk e di se çfarë ndodh në të ardhmen”, ka thënë Deschamps. /Telegrafi/