Didier Deschamps e ka nënvizuar rëndësinë e kontributit të Olivier Giroud për Francën.
Por, trajneri beson se Giroud ka nevojë për të shënuar.
Ai nuk ka shënuar që prej majit të këtij viti, duke dështuar në 10 ndeshje me Frncën.
“U ndodh sulmuesve që të kenë periudha më të gjata dhe më të shkurtëra ku nuk janë aq efektiv”.
“Para asaj periudhe, ai shënoi disa gola rresht. Ai është golashënuesi i katërt më i mirë”.
66', Substitution for Les Bleus:
👉 @Dembouz
👈 @_OlivierGiroud_ #FiersdetreBleus #NationsLeague #GERFRA pic.twitter.com/EqOGAmDWPV— French Team ⭐⭐ (@FrenchTeam) September 6, 2018
“Është me rëndësi sepse ai ka lojë krejt ndryshe. Ai nuk është profil sikur lojtarët jerë. Kur ai nuk është aty e kuptojmë sa i dobishëm është”.
“Natyrisht se duhet të fokusohemi që të gjejmë golin. Personalisht nuk e fsheh faktin se atij do t’i bënte mirë që të shënonte”, u shpreh Deschamps. /Telegrafi/