Site icon Telegrafi

Deschamps: Është kënaqësi e momentit

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, është shprehur i kënaqur me paraqtijen e ekipit të tij ndaj kombëtares së Italisë.

Les Bleus janë një prej skuadrave favorite për të fituar Kupën e Botës që zhvillohet në Rusi e që fillon për dy javë.

Franca kishte një ndeshje eksperimenatle me Italinë e Roberto Mancinit, ku Trikolorët triumfuan me rezultat 3-1.

“Ne lejuam Italinë më shumë raste shënimi në pjesën e dytë, por ne po ashtu kemi aftësinë që të shkojmë në kundërsulme të shpejta dhe të krijojmë shumë raste shënimi”.

“Ne duhet të jemi më efektiv dhe më konkret për t’u dhënë fundin. Lojtarët treguan mentalitetin në këtë miqësore ashtu edhe në ndeshjet tjera”.

“Ne duhet të mbajmë entuziazmin dhe ambicien. Ne nuk po bëjmë asgjë në mënyrë të përkryer për momentin, por situata është e kënaqshme”, deklaroi Deschamps. /Telegrafi/

Exit mobile version