Site icon Telegrafi

Deschamps: Është fillim i mirë, do të përmirësohemi

Didier Deschamps (Getty Images)

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, ka deklaruar se ekipi i tij shumë shpejt do të shfaqë performanca më të mira.

Franca fitoi me rezultat 2-1 në një ndeshje ku francezët shënuan dy herë me anë të konfirmimit të teknologjisë.

Australia ishte kompakte në mbrojtje, duke vënë në raste të caktuara në vështirësi Francën.

“Ne jemi përballur ndaj një ekipi australian shumë të mirë. Por, në fund ishte e rëndësishme që të fitojmë ndeshjen dhe ne ja dolëm. Gjatë katër Kampionateve të fundit Botërore ne kemi fituar vetëm një herë ndeshjen hapëse, kështu që është start i mirë”.

“Ishte pak problem sot. Ne është dashur qët ë sulmojmë më shumë Australinë me vijë më të lartë në sulm dhe t’i vëmë në vështirësi. Ne kemi humbur qarkullimin e topit shpesh herë dhe fleksibilitetin ofensiv. Por, ne do të përmirësohemi”, u shpreh Deschamps pas ndeshjes.

Franca ka lidershipin në Grupin C pas duelit të zhvilluar në Kazan.

Sfida tjetër e Grupit C është nga ora 17:00 mes Danimarkës dhe Perus. /Telegrafi/

Exit mobile version