Telegrafi

Deschamps afër shkarkimit, Zidane shihet si pasuesi i tij te Franca

Didier Deschamps është afër që të shkarkohet nga kombëtarja e Francës, pas eliminimit nga Euro 2020.

Trajneri francez u kritikuar për strategjitë e tij të përdorura ndaj Zvicrës, e që në fund dolën të ishin të gabuara.

Lexo po ashtu I futur në rreth dhe me një fjalim të zjarrtë - zbulohen fjalët e Xhakës që ndihmuan ekipin e Zvicrës për të eliminuar Francën

Nga koha e rregullt dhe vazhdimet, ndeshja përfundoi 3-3, derisa në gjuajtjen e penalltive, Helvetikët shënuan pesë, për dallim nga Les Blues që realizuan katër sosh.

Kështu, sipas asaj që raporton RMC Sport, Deschamps pritet që të shkarkohet gjatë kësaj jave dhe vendin e tij ta zë Zinedine Zidane.

Lexo po ashtu “I jashtëzakonshëm” – kështu e përshkruan Wengeri, Granit Xhakën për paraqitjen ndaj Francës

Një tjetër francez që aktualisht është i papunë, pas largimit nga Real Madridi dhe Zizou ka bërë të ditur se ai e ka ëndërr të drejtojë kombëtaren e Francës.

Ende nuk ka ndonjë marrëveshje të konfirmuar mes të dyja palëve, mirëpo shkarkimi i Deschmaps pritet të ndodhë gjatë kësaj jave sipas mediave franceze. /Telegrafi/