Site icon Telegrafi

Derri mbyt kasapin në thertore në Kinë

Një kasap në Hong Kong ka humbur jetën derisa tentoi të mbyt derrin, ka njoftuar policia lokale, raporton CNN.

Kasapi 61-vjeç, që punonte në thertoren Sheung Shu në veri të qytetit, kishte qëlluar me revole elektrike derrin, transmeton Telegrafi.

Por kafsha në vend se të humb vetëdijen, hapi befasisht sytë u ngrit dhe iu vërsul kasapi, i cili pësoi lëndime të rënda trupore, ku si pasojë humbi jetën.

Derri e kishte rrëzuar në dysheme kasapin, e më pas ishte lënduar nga thika që e kishte patur në dorë. Atij i është ngulur thika 15 centimetërshe.

E kolegu që gjeti kasapin pavetëdije dhe me një hanxhar në dorë, ka thënë se 61-vjeçari kishte pësuar plagë të rëndë në këmbë.

Me të dërguar në spital është konstatuar se nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra. Në anën tjetër, policia ka njoftuar se ka filluar hetimet. /Telegrafi/

 

Exit mobile version