Videoja e radhës u shfaq në platformën ItemFix me mesazhin se është regjistruar në Kinë.
Ngjarja ka ndodhur në këtë muaj, kur nga hiçi është shfaqur një derr i egër dhe ka sulmuar me shkop një të moshuar.
Derrat zakonisht hyjnë në zonat urbane në kërkim të ushqimit dhe janë shumë të rrezikshëm. Jo vetëm për shkak të dhëmbëve të mprehtë, por edhe për shkak të kafshimit të fortë.
Shohim sesi kafsha e ka rrëzuar përtokë disa herë njeriun fatkeq, e kafshon në këmbë dhe në trup, por duket se nuk ka lëndime të rënda.
E vetmja mënyrë që burri të mbrohej ishte të godiste derrin me shkop, gjë që përfundimisht e shpëtoi.
Duket se sulmuesi ka pasur goditje të mjaftueshme në kokë, ndaj është larguar nga “skena e krimit” dhe është zhdukur në pyllin aty pranë. /Telegrafi/